Vigan Qorrolli, profesor i të drejtës ndërkombëtare në një postim të tij në Facebook ka komentuar aktakuzat e Speciales, duke thënë se ato po i japin kahje fetare luftës për ҫlirim të Kosovës.

Profesor Qorrolli thotë se UÇK nuk ka pranuar në radhët e saj mercenarë nga Lindja.

Postimi i plotë:

Aktakuza e Speciales për krerët e UÇK’së po i jep kahje fetare luftës për çlirim të Kosovës.

Një super skandal, një gjë e turpshme. Për të vetmen arsye: UÇK nuk ka pranuar në radhët e saj mercenarë nga Lindja. Katolikët shqiptarë të Kosovës janë super-struktura dhe dashamirësia e shoqërisë tonë.

Krejt kjo vetëm pasi që presidenti Trump e përmendi Kosovën me pezhorativ fetar për nuanca islamike, s’do mend që edhe Aktakuza të ketë ngjyrime fetare.

Kapje për fije kashte. Aktakuzë e dobët, e rrëzueshme, e gërditshme.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu