Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka reaguar pas vendimit të Qeverisë për të ndarë 2 milionë euro për 156 biznese, duke e cilësuar si shaka këtë veprim.

Ahmeti përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se ndihmës nuk duhet t’i thuhet jo, por kjo punë sipas tij është pak hajgare.

“Pagat e Deputetëve janë më shumë se 2 milion euro.”, ka shkruar Ahmeti.

Ky është postimi i tij i plotë:

Qeveria paska ndarë 2 milionë euro për 156 biznese nga Programi për Rimëkëmbje Ekonomike.

E di që ndihmës nuk duhet me i thënë jo, dhe se çdo ndihmë dikënd e ndihmon por a nuk është pak hajgare kjo punë.

– Pagat e Deputetëve janë më shumë se 2 milion euro.
– Shpenzimet repeezentative janë më shumë se dy milion.
– Shpenzimet gjyqësore janë më shumë se dy milion.
– Më shumë se dy milion ju ka vjedh një njeri në thesar.

E di që nuk është përgjegjësia vetëm e qeverisë por aman gjene një gjuhë të përbashkët, qoftë edhe emëruesin më të vogël.

Vendosni edhe me shku në zgjedhje vec me kushtin që votoni diçka në ditët e fundit.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu