Kompania BioNTech ka bërë të ditur sot se sasia e porosive do të ndikojë në çmimin e vaksinës së saj potenciale COVID-19 në botën e zhvilluar.

“Çmimi për SHBA për 100 milionë dozat e para është 19,50 dollarë për dozë”, tha kryeshefi i strategjisë i BioNTech, Ryan Richardson pas publikimit të rezultateve të tremujorit të tretë të martën.

Ai po i referohej marrëveshjes të arritur në korrik nga partneri Pfizer, me qeverinë amerikane për furnizimin e vaksinës.“Ju mund të mendoni për këtë si një pikë referimi për mënyrën se si do ta çmonim vaksinën në botën e zhvilluar për vëllime të ngjashme”, tha Richardson, raporton Reuters.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu