Janë bërë publike pamjet e momentit të goditjes së disa ushtarakëve iranian në Aeroportin e Bagdadit në Irak.Forcat e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, përmes një sulmi ajror, goditën për vdekje gjeneralin famëkeq, Qassem Soleimani.
DailyMail ka treguar filmimet e momentit të shpërthimit të madh.

Përpos Soleimanit, të vdekur kanë mbetur edhe gjenerali, Hussein Jafari Nia dhe gjeneralmajor Hadi Taremi.Ndryshe, gjenerali Qassem Soleimani, përmes urdhërit të tij, ka vrarë dhe plagosur rëndë mijëra amerikanë gjatë një periudhe kohe të gjatë dhe po komplotonte të vriste shumë të tjerë.

“Ai ishte drejtpërdrejt dhe indirekt përgjegjës për vdekjen e një numri të madh të njerëzve, përfshirë edhe iranian”.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu