Qytetarët mund të nisin aplikimin për t’i tërhequr 10 përqëind nga Trusi nga data 14 dhjetor.


Kështu ka bërë të ditur Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami në një intervistë për kallxo.com.

Ministrja e Financave ka thënë se aplikimi online për tërheqjen e 10 përqindëshit hapet më 14 dhjetor.

“Bëhet fjalë për 639 mijë kontributdhënës dhe nuk ka pasur asnjë formë tjetër, jemi në kohën e pandemisë dhe është problematike me bë aplikimin fizik. Aplikimi hapet më 14 dhe çdo 15 ditë kryhen pagesat”, tha ajo.

U.d e presidentit Vjosa Osmani, tashmë ka dekretuar Ligjin për rimëkëmbje ekonomike, i cili të premten u miratua në lexim të dytë në Kuvendin e Kosovës.

Përmes këtij Ligji mes të tjerash parashihet tërheqja e 10 për qind të kursimeve pensionale në Fondin e Kursimeve Pensionale të Kosovës (Trust).

Ndërsa Ligji u publikua në Gazetën Zyrtare.

Ligji në fjalë ishte proceduar nga Qeveria që nga vera, ndërkaq në lexim të parë ka arritur të miratohet pas gjashtë tentimeve.Kurse, në lexim të dytë, më 11 nëntor nuk kishte arritur që të niste seanca për votimin e tij për shkak të mungesës së kuorumit.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu