Media prestigjioze amerikane “MSNBC” ka zgjedhur një fotografi të Joe Biden në Kosovë për të raportuar për fitoren e tij në garën presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikë.

Kjo fotografi ishte bërë gjatë vizitës së tij në Ferizaj, në rrugën nacionale Gjilan – Ferizaj, afër fshatit Sojevë, ku është edhe kampi i Bondsteelit ku qe bërë përurimi i emrit të rrugës “Joseph R. Beau Biden, III”, në kujtim të djalit të tij.

Duke folur për emërimin e rrugës me emrin e djalit të tij tashmë të ndjerë, Beau Biden, ai theksoi se kjo vizitë ka domethënie të veçantë për të dhe familjen e tij.

Image

Foto nga ballina e gazetës MSNBC

“Është moment i ëmbël dhe  i hidhur, jam jashtëzakonisht falënderues. E vërteta është se e kam vizituar këtë rajon para shumë vitesh, kur isha sentator i ri amerikan, dhe vizita ime ishte në mes viteve e 70-ta, ndërsa vizita ime e parë si zëvendës president i Shteteve të Bashkuara ishte në Kosovë, sepse besoj fuqishëm në perspektivën  dhe premtimet e popullit të Kosovës dhe këtij vendi”, tha Biden.

Image

Rruga që mbanë emrin e djalit të Joe Biden në rrugën Ferizaj – Gjilan

Biden tregoi se si ai përveç kontributit të tij në sistemin e drejtësisë, Beau ishte dashuruar në njerëzit dhe historinë e Kosovës.

Kujtojmë, që Biden do të inaugurohet si presidenti i 46-të në historinë amerikane më 20 janar 2021. Ai ka mundur presidentin aktual, Donald Trump në zgjedhjet e 3 nëntorit.

Fitorja në Pensilvani, me 20 vota të Kolegjit Elektoral, i ka dhënë Bidenit të paktën 273 vota, ndërkohë që shtetet si Arizona, Nevada, Xhorxhia dhe Karolina Veriore ende nuk kanë shpallur fituesit.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu