Ali Koç ka thënë se nuk do ta merr parasysh asnjë ofertë që është nën 30 milionë euro për Vedat Muriqin dhe gjithashtu ka premtuar se sulmuesit të Kosovës do t’i përmirësohet kontrata dhe se do të përfitojë më shumë se sa përfiton aktualisht


Paraqitjet e mira me Kosovën kanë bërë që shumë klube ta vëzhgojnë nga afer Vedat Muriqin,

Atletico Madrid, Tottenham, Milan, Valencia dhe së fundi Manchester United janë klubet që do ta vëzhgojnë sulmuesin prizrenas në ndeshjen e kësaj fundjave të Fenerbahces me Alanyaspor.

Presidenti i klubit të madh turk, Ali Koç ka thënë se ata nuk do ta marrin parasysh asnjë ofertë e cila është nën 30 milionë euro.

“Ofertat nën 30 milionë euro nuk do t’i marrim parasysh për momentin”, ka thënë Koç.

“Lojtarit deri në fund të vitit do t’ i rritet vlera.

Koç ka thënë se Muriqit do t’i përmirësohet kontrata dhe ai pritet të përfitojë më shumë para.
“Aktualisht nuk është në shitje. Kontrata do t’i përmirësohet në vazhdim,”. /Reporteri.net/

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu