Vedat Muriqi nuk do të largohet nga Fenerbahce gjatë afatit kalimtar të janarit.

Presidenti i skuadrës turke, Ali Koç ka bllokuar çdo lëvizje të sulmuesit të tij dhe të Kosovës duke lënë çështjen për afatin kalimtar të verës.

Në këtë mënyrë, ai refuzon ofertat e dy skuadrave angleze Tottenham dhe Burnley, të cilët dëshironin të merrnin shërbimet e Muriqit që prej fillimit të vitit 2020.

Duke parë ecurinë e mirë të skuadrës dhe formën e jashtëzakonshme të sulmuesit të Kosovës, Koc synon që “Nëndetësja verdhezi” dhe Muriqi të luftojnë deri në fund për të fituar titullin kampion në Turqi.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu