Presidenti brazilian, Jair Bolsonaro, ditën e enjte ka thënë se nuk do të marrë vaksinën kundër Covid-19.

Ai gjatë fjalës së tij gjithashtu tha se Kongresi nuk ka do u kërkojë brazilianëve që të vaksinohen nëse nuk dëshirojnë.

Bazuar në të dhënat zyrtare të Universitetit John Hopkins, Brazili deri më tani ka regjistruar deri më tani 6.2 milionë raste nga Covid-19 dhe 171 mijë të vdekur.

Bolsonaro ishte infektuar nga Covid gjatë muajit korrik.

“Po ju them, nuk do ta marr. Është e drejta ime”, u shpreh ai.

Presidenti brazilian është shprehur vazhdimisht se banorëve nuk do t’iu kërkohet të vaksinohen në rast se një vaksinë për koronavirusin bëhet e disponueshme.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu