Disa biznese nga komuna të ndryshme të Kosovës janë ankuar se ”Balkan Post” i ka mashtruar duke mos ua dhënë paratë e marra nga klientët pas dorëzimit të porosive.
Një nga viktimat deklaroi se 450 Euro i ka përvetësuar kjo postë, ndërkaq që nuk lajmërohen në asnjë nga numrat e telefonit, e as nuk janë më në zyret që i kishin.
Në Komunën e Ferizajt, në polici janë raportuar dy raste, teksa të tilla ka edhe më shumë por që nuk e kanë lajmëruar mashtrimin.
Posta operonte edhe në Shqipëri e Maqedoni të Veriut, teksa ka biznese që janë dëmtuar afro 3 mijë Euro nga kjo metodë që ka përdorur “Balkan Post”.
Në nivel vendi ende nuk dihet sa është numri i bizneseve që punojnë me porosi online që kan rënë pre e këti mashtrimi.