Një dosje krimesh kundër UÇK të njerëzve të UDB në Tiranë mbahet e mbyllur prej 22 vitesh në Shqipëri, pse SPAK nuk merr në pyetje vrasësit dhe urdhëruesit e vrasjes së Ilir Konushevcit, luftëtari i UÇK Qerim Kelmendi zbuloi vrasësit dhe dëshmitarët para se ta eleminonin

Një dosje tronditëse krimesh dhe tradhtie kombëtare mbahet e mbyllur prej 22 vitesh në Tiranë nga mafia politike shqiptare dhe njerëzit e UDB-së. Bëhet fjalë për vrasjen e pabesë dhe antikombëtare të majorit dhe shefit të logjistikës së UÇK, Ilir Konushevci dhe mjekut Hazir Malaj nga disa shqiptarë të pabesë dhe vegla të disa politikanëve në Tiranë dhe Prishtinë, shërbëtorë të Millosheviçit.

Duhet qartësuar se UÇK-ja ka luftuar në dy fronte: Kundër ushtrisë dhe policisë së Mollosheviçit që po masakronte shqiptarët në Kosovë dhe kundër kundër fijeve të errëta të UDB në Shqipëri, të cilat zgjateshin deri tek Sali Berisha. Nuk është rastësi që Sali Berisha e konsideronte UÇK-në bandë marksiste dhe terroriste, ndërsa përndiqte anëtarët e saj këmba-këmbas, bashkë me Bashkim Gazideden e SHIK-ut famëkeq.

Kujtojmë zhdukjen e Remzi Hoxhës nga SHIK-u i Gazidedes, pasi Remziu zbuloi takimet e Berishës dhe Gazidedes me Millosheviçin në Ohër dhe Shkodër. Përndjekjen e Adem Jasharit, ndalimin e Hashim Thaçit, arrestimin e heroit të UÇK, Zahir Pajaziti, dekonspirimin e veprimtarisë së UÇK në Shqipëri etj. Por, i dyshimtë për UÇK ishte edhe Fatos Nano, i cili takoi Millosheviçin në Kretë dhe në disa raste pengoi veprimtarinë e UÇK. UÇK-ja kishte mbështetjen vetëm të shqiptarëve në Shqipëri dhe Kosovë, të SHBA, NATO, por edhe të Kuvendit të Shqipërisë në vitin 1999.

Ilir Konushevci ishte ‘truri’ i furnizimit me armë të UÇK nga Shqipëria. UÇK furnizohej me armë nga tre burime, por 70 % e armatimit dërgohej në Kosovë nga heroi Ilir Konushevci. Natën e 8 majit të vitit 1998, Ilir Konushevcit i bëjnë pritë duke e ekzekutuar, teksa ishte nisur me një kamion me armë në drejtim të Bajram Currit. Ilir Konushevci ishte miku i Fatmir Haklajt, makthit më të tmerrshëm të Sali Berishës mbi tokë. Kaq frikë e kishte Sali Berisha, saqë deri kur Fatmir Haklaj mbylli sytë Berisha nuk guxoi t’ia përmende kurrë emrin.

Ilir Konushevci dhe Hazir Maja u vranë nga grupi i përbërë nga Bislim Demiri, Agim Demiri, Petrit Braha, Isa Kernaja dhe Shkëlzen Kurbala. Grupi i zbulua shpejt nga Fatmir Haklaj, i cili dyshohet se për këtë arsye vrau edhe Azem Hajdarin 5 muaj pas ngjarjes, ndërsa i shpëtoi Sali Berisha. Fatmiri kishte bindjen se pas kësaj ngjarje fshihej kupola e PD. Anëtarët e këtij grupi identifikoheshin si njerëz pranë Sali Berishës. Këta të gjithë tashmë janë vrarë, me përjashtim të Petrit Brahës, i cili jeton në Belgjikë dhe është i paralizuar nga disa plumba që kishte marrë më pas. Një prej vëllezërve Demiri ishte vrarë natën e pritës më 9 maj 1998, kurse tjetri ishte vrarë menjëherë të nesërmen, siç thuhet, nga Fatmir Haklaj. Ndërsa të tjerët janë vrarë në periudhën 2000-2005, në konfliktin e Tropojës mes familjes Haklaj dhe grupeve që identifikoheshin si të afërt me Sali Berishën.

Prej 22 vitesh, drejtësia shqiptare nuk i ka hetuar këto ngjarje, nuk ka lëvizur për të marrë në pyetje të fundit që ka mbetur gjallë, që është Petrit Braha. Kjo konfirmon se mafia politike dhe njerëzit e UDB vijojnë të kontrollojnë drejtësinë. SPAK tashmë është para një prove të madhe për të hapur dosjen dhe ndëshkuar përgjegjësit.

Po kush e urdhëroi vrasjen e Ilir Konushevcit dhe mjekut Hazir Malaj, duke i dhënë një goditje të rëndë UÇK? Kësaj pyetje i ka dhënë përgjigje shoku i ngushtë i Ilir Konushevcit, luftëtari i shquar i UÇK-së, Qerim Kelmendi, i cili u ekzekutua dhe më pas u dogj në 27 shkurt të vitit 2020, çka tregon se mafia politike në Tiranë dhe Prishtinë, bashkë me UDB, vijonë krimet për të mbuluar krime.

Qerim Kelmendi ishte një nga dëshmitarët kyç i lidhjeve të Beogradit me politikanët shqiptarë, pasi Kelmendi ishte ura lidhëse mes UÇK dhe Shqipërisë. Qerim Kelmendi u eleminua pasi nisi të fliste.

Qerim Kelmendi ka zbuluar njerëzit që çuan në pritë Ilir Konushevcin dhe mjekun Hazir Malajn, si ata që mbajnë të mbyllur dosjet. Ai ka nxjerrë emrat e Xhavit Halitit, nënkryetar i PDK-së dhe të Raif Gashit, të cilët ishin organizatorët e udhëtimit. Haliti dhe Gashi i diktuan Konushevcit nga të kalonte dhe dinin emrat e personave të tjerë që e shoqëronin. Qerim Kelmendi ka rrëfyer para se ta vrisnin: “Hetimet për vrasje të Ilir Konushevcit dhe Hazir Malës, më 8 maj 1998, në Shqipëri, konkretizohen nëse Xhavit Halit dhe Raif Gashii tregojnë emrat e 3 personave, që ishin në bashkëudhtim të atij transporti me armatim, pra të tregojnë emrin e oficerit të SHIK-ut (të Shqipërisë) që ishte në makinë me Ilir Konushevcin dhe dr. Hazir Malën, dhe t’i tregojnë emrat e dy personave që kanë qenë në kamion! Përse nuk i kanë treguar dhe nuk i tregojnë emrat e tyre, që të riaktualizohen hetimet dhe të mënjanohen dyshimet, edhe ndaj tyre!?”.

Qerim Kelmendi e ka përshkruar si të dyshimtë rolin e Xhavit Halitit në këtë ngjarje. Qerim Kelmendi ka rrëfyer: “Në atë udhtim, që bëhej për të dërguar armatim në kufi, së bashku në makinë me Ilir Konushevcin dhe Hazir Malën ka qenë edhe një shoqërues i SHIK-ut, që është përzgjedhur nga Xhavit Haliti, për të bërë percjelljen e kamionit me armatim. Në atë rrugëtim kanë qenë edhe dy shoferë të kamionit, dhe që gjithë e dimë se ata shoferë kanë drejtuar kamionin e UÇK, dhe emrat e dy shoferave, të caktuar prej tyre, i di mirë Haliti. Gjithmonë jemi befasuar se si ka mundësi që shoqëruesi i SHIK-ut, që ishte edhe vetë në vijën e zjarrit, të mos ndalonte tek stacioni i parë i policisë dhe të mos kërkonte ndihmën e tyre, ose të rrefehej para tyre, ose edhe më larg po shkojmë, si është e mundur që një shoqërues i SHIK-ut, në momentin e parë që ka arritur në Tiranë, nuk ka shkuar me dhënë dëshmi për ngjarjen tragjike, dhe për çudi, as dy të tjerët që ishin në kamionin me armë, edhe ata nuk kanë shkuar kurrë të rrëfehen në prokurori apo para policisë shqiptare, dhe edhe më keq, edhe policia shqiptare dhe gyqtarët shqiptarë asnjëherë nuk i kanë thirrur këta pjesëtarë, që ishin pjesë e UÇK, dhe edhe më keq akoma , kurrë prokuroria dhe gjyqësia shqiptare nuk i ka ditur emrat e këtyre tre vetave, që ishin së bashku me Ilirin e Hazirin”.

Qerim Kelmendi ka pohuar se njerëzit kanë frikë të rrëfejnë emrat e tre personave që shoqëronin Ilir Konushevcin. “Ka plot që frikësohen dhe nuk kanë kurajo të rrëfejnë emrat e ketyre tre personazheve realë, që nuk janë personazhe filmi, por e kanë parë me sytë e tyre maskarën dhe ne duhet të dimë se si kanë arritur ata të shpëtojnë, ne duhet ta kuptojme se si u janë rrembyer mbi 1000 armë nga ata që u kishin zënë pritë dhe duhet të kuptojmë se sa zemëgjerë paskan qenë kriminelët që vrane Ilirin e Hazirin, dhe për çudi, kamionin e shkarkuar me armatim, diku larg vendit të ngjarjes, ua kanë kthyer prapë shofave të UÇk dhe me atë kamion janë kthyer të 3. Shteti shqiptar nuk ka lëshur fletëarrest ndaj Shkëlzen Kurtbalës, që ka qenë njëri ndër kriminelët që ka vrarë Ilirin dhe Hazirin. Më interesant bëhet fakti, kur të nesërmen në mengjes, Xhavit Haliti udhëton me aeroplan, Tiranë-Frankufurt, dhe pastaj vjen tek vendi ku po mbahej mbledhja e Pergjithshme e LPK-UÇK, ku isha edhe unë si perfaqësues i Logjistikes së UÇK, Xhavit Haliti nuk ngrihet t’u tregojë shokëve për vrasjen, por heshti dhe më pas ia futi gjumë”.

Në vitin 2018, në kujdesin e qeverisë së Kosovës u bë rivarrimi i trupave të heronjve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ilir Konushevci dhe Hazir Malaj. Zhvarrimi i eshtrave të tyre ishte bërë në Tiranë, kurse një vit më pas u rivarrosën në mesin e dëshmorëve dhe bashkëluftëtareve të tyre në Prishtinë. Edhe pse Shërbimi Informativ i Shqipërisë kishte informacione të sakta për pjesëtarët e grupit të armatosur që i kishin zënë pritën tinëzisht Ilirit dhe Hazirit, ngjarja vijon të mbetet mister dhe e pandëshkuar nga drejtësia.

Ilir Konushevci, i njohur me pseudonimin “Mërgimi”, ishte furnizuesi kryesor i ushtarëve të Ushtrisë Çlirimtare në Kosovë. Konushevci ishte lidhja më e fortë e familjes tropojane Haklaj për kalimin e arsenalit luftarak matanë kufirit.

Si ndodhi ngjarja?

Në mbrëmjen e 8 majit 1998, Ilir Konushevci, mjeku tropojan Hazir Mala dhe një pjesëtar i UÇK-së që shërbente si shofer, ishin nisur me një kamion me armë në drejtim të Bajram Currit, nën përcjelljen e Shërbimit Informativ të Shqipërisë.

Për të shmangur ekspozimin dhe kontrollet e policisë, ata ishin nisur sapo kishte rënë nata dhe kishin zgjedhur rrugën e vështirë të Qafë Malit. Rreth orës 02:00 pas mesnatës, kamioni ishte ndeshur në një pengesë të vendosur qëllimisht, që u kishte bllokuar rrugën sapo kishin kaluar fshatin Miliskajë. Pak minuta pas bllokimit të kamionit, nga një shkëmb i thepisur anës rrugës, një grup personash të armatosur shqiptarë kishin qëlluar me breshëri plumbash drejt makinës ku gjendeshin Ilir Konushevci dhe doktori Hazir Malaj, duke lënë të plagosur Ilir Konushevcin.

Por, si rezultat i zjarrit të hapur nga mjeku Hazir Malaj, ishte plagosur rëndë dhe më pas kishte gjetur vdekjen edhe njëri prej autorëve të asaj prite, i cili pas identifikimit kishte rezultuar se ishte nga Tropoja, konretisht njëri nga vëllezërit Demiri. Gjatë shkëmbimit të breshërive me armë, shoferi i kamionit ishte tërhequr me shpejtësi deri tek makina civile e policisë shqiptare që ishte mbrapa si përcjellje, ku kishte edhe 2 zyrtarë policie me uniformë, duke u larguar pa u ardhë fare në ndihmë Ilir Konushevcit dhe Hazir Malës. Pasi Ilir Konushevci dhe mjeku tropojan Hazir Malaj kishin mbetur vetëm, kriminelët shqiptarë që u kishin zënë pritën, ishin afruar dhe kishin vrarë më pas Ilir Konushevcin dhe mjekun Hazir Malën, duke i hedhur në një humnerë./Pamfleti

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu