Një ngjarje e rëndë ndodhi mëngjesin e sotëm, ku një efektiv policie qëlloi me armë 25-vjeçarin Klodian Rasha në Laprakë. Sipas efekvit, i riu ka refuzuar t’i bindet urdhrit të ndalimit të policisë dhe e ka kërcënuar me armë. Për këtë arsye efektivi e ka qëlluar dhe ia ka marrë jetën, ndërsa është jusfikuar se e bëri për vetëmbrojtje.
Në lidhje me këtë ngjarje ka reaguar dhe gazetari i kronikës së zezë Driçim Caka i cili me anë të një postimi në Facebook ka thënë se në pamjet e kamerave të sigurisë nuk rezulton në asnjë moment që Klodian
Rasha, të ketë shfaqur kërcënim për policinë. Më tej Caka thotë se i riu shihet në video teksa ikën me vrap, ndërsa sqaron se efekvi e vrau 50 metra larg banesës.
Postimi i plotë:
Policia e Shtetit vrau një djalë të ri të pafajshëm. Në
asnjë moment nuk dallohet në kamerat e sigurisë se ai i
drejtoi armën policëve. Në asnjë moment nuk u pa që
ai të sulmonte policët. Në asnjë sekuencë të kamerave
që u fshehën, ai nuk shfaq kërcënim, por vetëm ikën me vrap. Po po, ikën me vrap nga frika e një gjobe
karantine ndoshta… Edhe nëse kishte pistoletë (duke
besuar versjonin e Policisë), ai e kishte hedhur shumë më parë, prandaj polici nuk kishte pse ta qëllonte.
Efekvi i Policisë nuk qëlloi në ajër, nuk zbatoi
procedurën duke e qëlluan në këmbë. 50 metër ishte
larg 25-vjeçari nga dera e banesës. Fati deshi që rruga
t’i pritej në mes dhe nga kush: Policia e Shtetit, ata që
duhet të na mbrojnë. Arresmi i policit është minimalja
që duhet bërë. Përgjegjësia është akoma më e madhe…

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu