Një person është vrarë sot në lagjen Dardania në Prishtinë.

Edhe viktima edhe dorasi sipas policisë janë me nënshtetësi turke.

Ngjarja besohet të ketë ndodhur brenda një makine, ku edhe viktima edbe dorasi ishin duke lëvizur në rrugën ku ka ndodhur vrasja.

I dyshuari i cili është në arrati, sipas policisë ka shtë nga prapa.

Marka e veturës në të cilën është kryer vrasja është “Audi A3” me ngjyrë të kuqe.

Në ndërkohë në afërsi të vendit të ngjarjes policia dhe ekipet e Forenzikës, kanë kontrolluar disa kontenjerë.

Brenda njërës prej tyre policia ka gjetur një armë, e cila dyshohet se është përdorur në krim.

Detaje nga gazetarja Qëndresa Tërshani.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu