Një qytetare e Kosovës ka shprehur indinjatën ndaj masave kundër Covid-19 të miratuara nga Qeveria e Kosovës, e që u fuqizuan sonte.
Qytetarja Dafina Boja ka thënë se ka përfunduar orarin e punës në Prishtinë në ora 17:30, e që është nisur menjëherë për në Pejë. Meqë Peja është futur në izolim në ora 19:00, Policia e Kosovës e kanë gjobitur Bojën në vlerë 200 euro.
Lexo Edhe:
Vdes kandidati i LDK’së për deputet
Boja ka reaguar në facebook duke shprehur zemërim ndaj vendimeve të qeverisë, saktësisht ndaj kryeministrit Avdullah Hoti dhe ministrit të Shëndetësisë Armend Zemajt.
MË poshtë gjeni postimin e saj të plotë:
Masa hajgare-Shtet hajgare-popullin Zoti e shpëtoftë
Ky është shteti i Armend Zemajt!
Në ora 17:30 e kam përfunduar orarin tim të punës në Prishtinë dhe jam nisur për në Pejë në shtëpi.
Në ora 19:00 policia e Pejës në hyrje të qytetit, me urdherat e Avdullah Hotit, Armend Zemes dhe te tjerëve me shqiptuan gjobë 200 euro.

