Polici i Kosovës, në detyrë zyrtare ka kanosur një prind në Pejë që ta sjellë djalin para organeve të drejtësisë, në të kundërtën i thotë se do ta vrasë. Këtë moment e ka filmuar një sinjalizues, i cili shprehet i shqetësuar për sjelljen e policit dhe kanosjen që ia bën qytetarit, raporton Gazeta Sinjali.

Sipas sinjalizuesit ngjarja ndodhi kur një person i iku policëve dhe në vend se policët të angazhohen për ta gjetur, njëri nga ta tenton ta detyrojë prindin që ta sjellë djalin para organeve të rendit. Polici i jep ultimatum 10 minuta prindit për t’ia sjellë djalin.

“Shko bire fill, je ka vonohesh…Që se bjen për 10 minuta, vallain e vras”, dëgjohet polici duke i thënë prindit në videon e siguruar nga Gazeta Sinjali.

“A je ka e thërret?, veç ta di”, vazhdon më tej polici.

Nuk dihet nëse kjo video ka rënë në duart e Inspektoratit Policor të Kosovës.

Gazeta Sinjali do të ju mbajë të informuar për këtë rast.

Ndryshe, Inspektorati Policor i Kosovës, ka bërë të ditur se vetëm për gjashtë mujorin e parë të këtij viti nën dyshimet se janë përfshirë në vepra të ndryshme penale, po hetohen 289 zyrtarë të policisë

Loading...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu