Një poezi prekëse po shpërndahet në rrjetet sociale për Astrit Deharin.

Studenti i letërsisë në Universitetin e Prishtinës, Flamur Foniqi, ka shkruar një poezi tejet prekëse për Astrit Deharin, i cili sot sipas raportit zvicran ka dyshime se është vrarë sa ishte në burg.

Poezia e tij për Astritin:

Çfarë t’iu thotë gjuha ime e butë

Pse m’rri heshtur sot babi…
Në mur të ftohtë varur jeton
S’më vie faqeve një përkdhelje
Dhe në vesh përrallë mungon!

Pse ballit s’më vie një puthje…
N’dorën e vockël një shtrëngim
S’do mund të ngjitem asnjëherë
N’qafën tënde, heroi im!

Nder buzë germa ime e njomë
“Babi” thërret, përherë këndon
Një këngë morti sillet rrotull
Babi im t’i s’më dëgjon!

Po hedh hapin babi, po rrëzohem
Ca krahë si mal më s’përqafojnë
N’këtë botë s’do shihet ecja ime
Nga sy të zinj, që më mungojnë!

Babi m’ke gënjyer për një gjë
E ke bërë shumë shumë rrallë
Bishat qënkan dhe këtu..
Jo siç thoje “veç n’përrallë”

Shtati s’do më rri kështu përherë
Jetë do bëjë por si mjerim…
Anash emrit që ma vure
M’falen tjetrin, m’thanë jetim

Çfarë t’u thotë gjuha ime e butë
Atyre që t’shanë e t’vranë…
Mizorëve që su thotë gjë shprehja
” Babë e bijë më nuk u panë”

Mbi këmishën që ta shqyen…
Një njollë mbi të nuk të venitet
Do e lyej me ngjyrë të bardhë
Vajza jote kur do të rritet…

Ky trupi im ca pëllëmbë mbi tokë
Atij që s’ndjen i qoftë mallkim…
Kush në lutje t’me jetë pranë
Do jetë përherë ” babai im ”

Për një përrallë thënë gabimisht
S’ta humb një tjetër thënë butësisht
“Heronjt si ti s’janë veç n’përrallë”
I tillë do më mbetesh pafundësisht!

ff’

Loading...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu