InDoks ka siguruar një seri komunikimesh që janë zhvilluar në mes të Spitalit të Prizrenit dhe SHSKUK-së.

Emisioni i plotë:

Këto komunikime kanë përmbajtje shqetësuese. Në to, ka edhe reagime shumë të ashpëra nga Prizreni në drejtim të institucionit që drejtohet nga Valbon Krasniqi.

“A na tregoni se ku mund të shkojmë me këtë sasi kur dihet që i kemi 60 persona në oksigjeno-terapi”. “Reagoni sa nuk është vonë”, i thuhet qendrës në raste të tjera.

Në një rast madje i është shënuar direkt që me këtë sasi oksigjeni që po e merrte Prizreni, e që ishte e pakët po rrezikohej jeta e pacientëve.

Pasi që pothuajse për shumë raste Spitali i Prizrenit ankohej se ka mungesë oksigjeni, përgjegjësi kjo e Qendrës, ata iu shkruajnë se ne “nuk mbajmë përgjegjësi për më të keqen që mundet me ju ndodh pacientëve”

Në këto shkëmbime Prizreni në shumë raste tregon që atyre iu mungon deri në 50% e sasisë që duhej ta kishin pasur parasysh numrin e pacientëve më Covid 19.

Edhe pse janë komunikime të para disa javësh, duket që situata ende nuk ka ndryshuar. Në një përgjigje për “Insajderin” nga Spitali i Prizrenit kanë konfirmuar në mesin e nëntorit që kanë rezerva të oksigjenit vetëm për disa ditë dhe se ende po kërkojnë nga ShSKUK-ja që ti furnizojë. Edhe spitale të tjera regjionale të kontaktuara nga Insajderi, e që po trajtojnë pacientë me Covid 19 kanë shprehur shqetësime të ngjashme- sasi të oksigjenit pothuajse çdo herë në rezervat e fundit.

“Nëse vështojmë kronologjinë e furnizimi dhe dorëzimit të bombolave të zbarzura kemi 50% më pak furnizim se sa kërkesa nevoja e reale për oksigjen. 95 copa hargjime andaj “Medical Group” nuk po mundet mu furnizu me sasitë e kërkuara. Nëse nuk kemi përmision të furnizimi rrezikojmë jetën e pacientëve”, thuhet në komunikimet e Spitalit

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu