Sherr masiv me studentët e Universitetit Ekonomik të Tiranës.

Nga informacionet paraprake, raportohet se tre të rinj janë plagosur dhe janë dërguar në spital. Mësohet se sherri ka ndodhur në ambientet e një godine shtetërore te QSUT, ku po zhvillojnë mësimin studentët e “Ekonomikut”, pasi godina e fakultetit është në rikonstruktim.

Ditën e djeshme dy persona kanë hyrë në ambientet e godinës dhe janë konfliktuar me studentët. Fillimisht dy personat kanë hyrë në një klasë dhe kanë ofenduar studentët dhe pas auditorit ‘të huajt’ i kanë rrahur keq. Ende nuk është i qartë shkaku i këtij konflikti, ndërsa tre të rinjtë, emrat e të cilëve ende nuk bëhen me dije janë nën kujdesin e mjekëve në spitalin e Traumës.

Sakaq, studentët kanë paralajmëruar se do të protestojnë.

Loading...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu