Është plaçkitur nga disa persona të armatosur, kompania e qeramikës “Alba qeramika”.

Lajmin për Metron e ka konfirmuar edhe Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës.

Ajo ka thënë se grabitja ka ndodhur rreth orës 01:00 të mëngjesit.

“Sot rreth orës 01:00 kemi pranuar informatën për një grabitje që ka ndodhur në rrugën Prishtinë-Ferizaj. M e të marrë informatën policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe mbështetur në informacionet e para dyshohet që persona të dyshuar, të armatosur, nën kërcënimin e armës, kanë arrit që të kryejn një grabitje në një kompani si dhe nga ankuesi(mashkull, roje e e objektit) të marrin portofolin (dokumente dhe para)”, ka njoftuar Ahmeti

Tutje ajo ka thënë se aktualisht nga hetuesit policor ka filluar ndërmarrja e veprimeve të nevojshme me fokus zbardhjen e rastit dhe identifikimin e personave të dyshuar./metro

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu