Një debat me tone të ngritura në emisionin Pressing në T7 në mes të Haki Abazit të Vetëvendosjes e Dardan Molliqajt të PSD-së, do të përfundonte me grushte e shkelma jashtë studiove të televizionit. Krejt çka ndodhi e që u publikua edhe në media në prag të zgjedhjeve të jashtëzakonshme, nuk do të ju bëjë problem me ligjin dy kandidatëve për deputet. Këta nuk do të thirren në intervistim, deri para përfundimit të zgjedhjeve, kanë konfirmuar për Gazetën Express nga Prokuroria Themelore në Prishtinë.

Vetëm një natë më parë, Dardan Molliqaj, kandidat për deputet nga koalicioni AAK-PSD nuk u tregua pishman për përleshjen që pati pas emisionit Pressing në T7, derisa pranoi publikisht se do të vepronte njëjtë në rast se do të ishte në situatë si në ditën kur debatoi me Haki Abazin.

“Unë nuk e toleroj këtë dhe do ta bëja të njëjtën prapë. Secili që shpif, ofendon dhe bën atë që bëri Hakiu, sigurisht që do ta marrë përgjigjen time se ‘çfarë ke për të thënë’ në studio dhe jashtë saj. Ai ishte si kafshë e tërbuar ndaj nesh dhe më pas iku si një lepur prej asaj. Ishte rast që ndodhi, por për këtë duhet të mbajnë përgjegjësinë ata që e instaluan këtë mendësi në raport me neve. Përgjigja jonë ndaj tyre do të jetë gjithmonë e vërteta dhe argumenti – edhe në studio dhe pas studiove”, tha Molliqaj, duke folur për përleshjen që u publikua edhe në media.

Por, kjo deklaratë e Molliqaj ku ai pranon atë që shihet edhe në videon e publikuar, nuk do t’i prishë shumë punë këtij të fundit deri në ditën e zgjedhjeve të jashtëzakonshme të gjashtë tetorit.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, në një përgjigje për Gazetën Express kanë bërë të ditur se do t’i ftojnë në intervistim palët e përfshira, mirëpo, që një datë e saktë ende nuk dihet. Të njëjtët thonë se kjo do të bëhet pas ditës së zgjedhjeve.

“Prokuroria do të i ftojë në intervistim por nuk është caktuar dita se kur. Sigurisht pas përfundimit të zgjedhjeve do të thirren”, thonë nga Prokuroria Themelore në Prishtinë.

Më 11 shtator, Dardan Molliqaj dhe Haki Abazi kishin përdorur tone të larta drejtuar njëri tjetrin në debatin në T7, derisa, kjo kaloi edhe në fyerje që shkëmbyen të dy këta ndaj njëri-tjetrit.

Abazi kishte deklaruar se Molliqaj e kishte sulmuar atë pas emisionit, menjëherë pas emisionit.

“Mas emisionit, në dalje e sipër Dardani me atë rojën e tij, ose përcjellësin, kanë ardhë edhe janë përballë, në njëfarë forme, në kacafytje, e cila ka përfundu me një situatë të pakëndshme”, kishte deklaruar për Express, Haki Abazi.

Për të njëjtin përmes Facebook-ut pati reaguar edhe Molliqaj, derisa, për këtë e kishte quajtur mashtrues Haki Abazin.

Disa javë pas përleshjes, në media dolën edhe pamjet e kamerave të sigurisë, ku shihet se çka kishte ndodhur në të vërtetë pas emisionit.

Të njëjta video nuk i kishte pasur si provë, derisa u publikuan në media as prokuroria themelore, u raportua në media.

Haki Abazi, Dardan Molliqaj e dëshmitarët e tjerë për prapavijën e 11 shtatorit kanë dhënë deklaratë tashmë vetëm para policisë në Fushë-Kosovë.

Të dy këta po synojnë që të marrin postin e deputetit në zgjedhjet e 6 tetorit

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu