Një përleshje e armatosur në Kazanistan raportohet të ketë marrë jetën e 8 personave dëri në këto moment. Ngjarja ndodhi në disa fshatra të provincës jugore të Kazakistanit, Zhambyl. Ky fakt është bërë i ditur nga ministri i Brendshëm i këtij shteti, Yerlan Turgumbayev.

Turma u përlesh me policinë, duke i plagosur dy zyrtarë me armë zjarri. Dhjetëra ndërtesa dhe vetura u dëmtuan gjatë përleshjeve. Ministri Turgumbayev njoftoi se autoritetet kanë arrestuar 47 persona dhe i kanë konfiskuar dy pushkë gjuetie, shkruan “Reuters”.

Bëhet e ditur se zona ku ndodhën përleshjet është vendbanim i pjesëtarëve të komunitetit pakicë, Dungan, të cilët janë myslimanë me prejardhje kineze.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu