Një përleshje në mes disa të rinjve ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Mitrovicë.

Rastin për media e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

“Bëhet fjalë për një përleshje në mes të disa të rinjve. Katër nxënës janë marrë në pyetje, një prej tyre është i lënduar”, ka bërë të ditur Zahiti.

Zahiti ka theksuar se njësitet përkatëse të policisë janë duke u marrë më rastin.

Ndërkaq media nga dëshmitarët mëson se dyshohet se në këtë përleshje janë përdorur edhe armë zjarri.

Loading...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu