Ish-kryetari i degës së LDK-së në Gjermani, Hafiz Gagica ka folur për zhvillimet e fundit në LDK.

Gagica në “Debat Plus” thotë se Isa Mustafa duhet të merr përgjegjësinë për rezultatin e LDK-së në zgjedhje në këto dhjetë vitet e fundit.

“Dorëheqja do të duhej të ishte akti më normal karshi përjashtimit që duhej bërë atij nga anëtarësia dhe strukturat e LDK-së. Unë mendoj s e Mustafa është dashur të përjashtohej nga LDK…Nuk them se do të duhej të “preheshin koka” por strukturat duhet ta bënin një prerje nga e kaluara”, tha ai.

Ish-kryetari i degës së LDK-së në Gjermani thotë se Mustafa me veprimet e tij solli frymë konfliktuoze në politikë.

“Ky [Isa Mustafa] krijoi një frymë konfliktuoze mes grupeve politike. Paradite shante PDK-në dhe partitë tjera, pasdite bënte koalicion dhe fyente aktivistët kritikues të LDK-së”.

Gagica thotë se LDK nuk e kishte frymën e urrejtjes Brenda saj, por sipas tij këtë e solli Isa Mustafa.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu