Në zgjedhjet e parakohshme të djeshme Lëvizja Vetëvendosje shënoi fitore të madhe. Tashmë pritet edhe formimi i Qeverisë së re që ndryshe po quhet ‘Qeveria Kurti’.

Bazuar në Statusin e Lëvizjes Vetëvendosje, kryeministri eventual nga ajo parti nuk mund të vazhdojë edhe detyrën e kryetarit të partisë.

Së këndejmi, priten ndryshime në kreun e partisë së Albin Kurtit.

Sipas disa informacioneve të cilat ka arrit t’i sigurojë Gazeta Mejdani, kryetar i ri i Lëvizjes Vetëvendosje do të jetë Glauk Konjufca.

Kohë më parë vet Albin Kurti pati deklaruar se do të respektojë statutin e subjektit të tij politik në rast se merr funksionin e kryeministrit.

“Do ta respektoj statusin e Lëvizjes Vetëvendosje”, është shprehur Kurti, duke dhënë të nënkuptohet se do të jap dorëheqje nga posti i kryetarit të partisë./

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu