Deputeti nga radhët e VV-së, Dimal Basha përmes një shkrimi në facebok ka bërë publike që si Grup Parlamentar kanë vendosur të most ë jenë të pranishëm në seancat ku bënë pjesë Selmanaj.

Basha shton që qëndrimet e Jabllanoviqit dhe Driton Selmanajt nuk kanë hapesirë në sferën publike prandaj duhet të shkarkohet Selmanaj sa më shpejt, transmeton “Bota sot”.

Postimi i plotë

Si Grup Parlamentar kemi vendosur që të refuzojmë të lejojmë vazhdimin e çfardo seance plenare ku është i pranishëm Driton Selmanaj. Për ne si Lëvizje, ky njeri është i papranueshëm në Kuvend!

Çeshtja e të pagjeturve nuk është çështje e një subjekti politik apo individi te caktuar, por është problem dhe dhimbje që prek të gjithë qytetarët e kësaj Republike.

Qëndrimet e Jabllanoviqit dhe Driton Selmanajt nuk kanë hapesirë në sferën publike, dhe prandaj është krejtësisht e domosdoshme kërkesa e gjithë qytetarëve, pa dallim subjekti, që Driton Selmanajn duhet ta pret fati i njejte si i Jabllanoviqit, pra shkarkimi i menjëhershëm.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu