Ka më shumë se një muaj që në mediat rozë përflitet për ndarjen e Loredanës dhe Mozzikut, shkruan GazetaBlic.
Ndonëse tek promovimi i albumit të reperes u pa edhe Mozzik, duket se çdo gjë ka qenë në mënyrë miqësore, pasi së fundmi ata i kanë dhënë fund raportit që kishin.Çifti i cili tashmë ka edhe një vajzë të quajtur Hana, kanë fshirë të gjitha fotografitë që kishin së bashku, dhe nuk ndjekin më njëri-tjetrit në rrjete sociale.

Ndërsa mbrëmë Mozzik ka bërë dhe dy postime në llogarinë e tij në Instagram duke shkruar rreth asaj se sa besnik është ai.“Unë jam i gjithi i mirë dhe i sjellshëm derisa të ngatërrohesh me besnikërinë time”, shkruan ai në njërën nga fotografitë.
“Njerëzit fallco nuk më surprizojnë më, ata besnikë po”, shkruan Mozzik sërish.
