Deputetja nga radhët e VV-së, Mimoza Kusari-Lila, ka komntuar në lidhje me ngjarjet e fundit në vend.

Pas konfirimimit të aktakuzave ndaj Thaçit dhe Veselit më pas edhe dorëheqja e Thaçit, ajo u shpreh që Kosova po përballet me ditët më sfiduese për shtetin e saj që nga shpallja e pavarësisë.

Kusari-Lila thotë që dita e sotme do të mund të evitohej sikur të kishim pasur më shumë përpjekje për sistem kredibil të drejtësisë vendore, sikur të kishim forcuar shtetin dhe të kishim bërë më shumë për viktimat e luftës dhe ato të pasluftës.

Deputetja më tej bënë thirrje të bëhemi bashkë të flasim e mendojmë njëzëri për shtetin dhe drejtësinë, transmeton “Bota sot”.

Postimi i plotë

Sot Kosova po përballet me ditët me sfiduese për shtetin e saj që nga shpallja e pavarësisë.
Shteti i ri, i shpallur 12 vite më parë i ndihmuar në proces nga miqtë ndërkombtar, i çliruar nga okupimi dhe represioni shumëvjeqar i makinerisë shtetërore serbe, në luftën çlirimtare të nisur nga UÇK-ja të finalizuar nga NATO, sot ballafaqohet me drejtësinë sikur asnjëherë më parë.

Dita e sotme do të mund të evitohej sikur të kishim pasur më shumë përpjekje për sistem kredibil të drejtësisë vendore, sikur të kishim forcuar shtetin dhe të kishim bërë më shumë për viktimat e luftës dhe ato të pasluftës. Duke dokumentuar qartë dhe me kohë krimet serbe në Kosovë, duke vënë para drejtësisë autorët e masakrave të shumta, të cilët sot janë të lirë nëpër Serbi. Në vend të kësaj, Kosova pranoi dhe votoi një gjykatë ndërkombtare e cila vepron me legjislacion vendor, duke treguar paaftësinë e shtetit të kryejë vetë obligimet për rendin e ligjin. Sot ballafaqohemi me gabimet e shumta të bëra që nga përfundimi i luftës në Kosovë.

Pa marrë parasysh bindjet politike, sot shqiptarët kudo që janë, në masë e ndiejnë padrejtësinë dhe jobarazinë në vënien e drejtësisë për viktimat dhe humbjet për të cilat Serbia asnjëherë as nuk morri përgjegjësi dhe as nuk kërkoi falje.

Sot Kosova është e rënduar dhe prekur. Por, sot duhet të jemi një dhe të flasim e mendojmë njëzëri: për shtetin, për drejtësinë dhe për të ardhmen ndryshe. Duke mos përsëritur gabimet e të kaluarës por duke ndërtuar besimin në mes vete dhe besimin se drejtësia gjithmonë triumfon në fund.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu