Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar se Lista Serbe arriti fitoren më bindëse në historinë e saj me 9,.07 për qind të votave në zgjedhjet parlamentare në Kosovë dhe fitoi 10 vendet në parlamentin e Kosovës.

Në një konferencë të jashtëzakonshme për shtyp, Vuçiq tha se ishte një mesazh nga serbët nga Kosova se ata ishin të fortë dhe do të jenë në gjendje të mbronin interesat e tyre në Kosovë.

Presidenti ka shtuar më tej se në të gjitha vendet, Lista Serbe mori më shumë se 90 për qind të votave.

Ai nuk ka përjashtuar mundësinë që Vetëvendosja e Albin Kurtit, të dalë fituese e zgjedhjeve në Kosovë, e cila, siç ka thënë ai, nuk do të ishte gëzim për të, por që nëse kjo ndodh, Beogradi do të negociojë me të si një përfaqësues legjitim i shqiptarëve dhe se këto do të jenë bisedime të vështira.

Presidenti serb, gjithashtu, vlerësoi sonte se populli serb në Kosovë, me fitoren e Listës Serbe, “tregoi pjekuri dhe dashuri të madhe për Serbinë, mbrojti veten kundër zhdukjes dhe mori përfaqësim të fortë politik, me të gjitha dhjetë vendet në parlamentin e Kosovës

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu