Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka thënë se nuk duhet lënë fëmijëve tanë konfliktin e ngrirë kur janë në pyetje marrëdhëniet në mes Serbisë dhe Kosovës.

“Për mua është me rëndësi të them se konflikti në Nagorno-Karabakh ka treguar se konflikti i ngrirë mund të shpërthejë në katastrofë të vërtetë”, ka thënë Vuçiq, duke pretenduar se prej këtij konflikti “duhet të marrim mësime”.

“Njëri nga leksionet është që të mos lejojmë fëmijëve tanë konfliktin e ngrirë”, ka pretenduar ai.

Siç pretendon më tutje, “sipas kumtesave botërore, ata nuk janë të gatshëm të reagojnë, e çfarëdo të ndodh – duhet të llogarisim në forcat tona”. “Mund të na ndodh ndonjë konflikt, duhet të kujdesemi për ardhmërinë e fëmijëve tanë dhe ardhmërinë e Kosovës”, pretendon presidenti serb./Insajderi.org.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu