Shqipëria në vikend është përballur me tërmetin më të madh në 30 vjetë e fundit.

Përveç tërmetit 5.8 ballë të shkallës Rihter, pati edhe disa tërmete të vogla, transmeton Indeksonline.

Ky tërmet u ndie të shtunën edhe në disa vende të Kosovës.

Njohësi i çështjeve të emergjencave, Tahir Ahmeti, ka dhënë disa arsye se pse ndodhin tërmetet.

Ai po ashtu ka paralajmëruar se për shkak të afërsisë me Shqipërinë mund të rrezikohen edhe qytetarët e Republikës së Kosovës.

Ky është postimi i plotë:

“Tërmetet ndodhin për shkak të lëvizjes së pllakave tektonike, lëvizjes së kores së tokës apo shpërthimeve shumë të mëdha që lëshojnë shumë energji, dhe si pasojë ndodhë lëkundja e tokës (e njohur si tërmet). Ditëve të fundit jemi dëshmitarë të tërmeteve mjaftë të shpeshta që po ndodhin në Shqipëri. Duket pas parasysh pozitën gjeografike por dhe afërsinë e vendit tonë me shtetin shqiptar, atëherë edhe ne mundë të jemi të rrezikuar prej këtyre tërmeteve të cilat mund të godasin krejt papritur dhe pa paralajmërim dhe mund të shkaktojnë dëme materiale por edhe të rrezikojnë jetën e qytetarëve të Kosovës, edhe pse vendi ynë nuk rezulton se ka një aktivitet të lartë sizmik. Tërmetet nuk mund të parashikohen apo parandalohen, por ne mund të mësojmë se si të mbrohemi prej tyre dhe si duhet të veprojmë në raste të tilla, në mënyrë që pasojat të jenë sa më të vogla”, shkruan Ahmeti në Facebook.

Loading...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu