Nënkryetari i Listës Serbe, Igor Simiq ka thënë sot se zyrtari amerikan, Matthew Palmer beson se qeveria e Kosovës nuk mund të formohet pa përfaqësuesit e Listës Serbe.Delegacioni i Listës Serbe foli me të dërguarin special për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer të premten, ndërsa sot Igor Simiq ka thënë se ishte një bisedë në të cilën nuk u pajtuan në disa pikëpamje, mirëpo ranë dakord që Qeveria e Kosovës duhet të formohet sa më shpejt që të jetë e mundur.“Qeveria duhet të respektojë rregulloret e Kosovës që do të thotë të respektoj përfaqësuesit legjitimë të komunitetit serb”, ka deklaruar Palmer.

Sipas Simiqit, Palmer ka thënë se shmangia e Listës Serbe është një shkelje flagrante e Kushtetutës dhe të gjitha rregulloret e kundërshtojnë atë që Albin Kurti e deklaron.Simiq ka theksuar se taksa ndaj Serbisë duhet të shfuqizohet dhe t’i hapet rrugë dialogut.“Ekziston frika se ky proces do të vazhdojë të mbetet i bllokuar për një kohë të pacaktuar, kryesisht për shkak të ngurrimit të politikanëve shqiptarë për të hyrë në procesin e themelimit të institucioneve”.

Palmer pritet që nesër të vizitojë Beogradin dhe të takohet me përfaqësues të shtetit serb.

Loading...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu