Zëvendës Ndihmës Sekretarin e Shtetit, Matthew Palmer ka thënë se nuk ka integrim në sistemin ndërkombëtarë, pa pajtim me Serbinë.

I dërguari Spercial për Ballkanin Persëndimor, Metthew Palmer pas takimit me Presidentin Hashim Thaçi, tani gjendet në Bibliotekën Kombëtare, duke folur para studentëve dhe përfaqësuesve të disa organizatave jo-qeveritare.

Ai në këtë bashkëbisedim ka theksuar se pa u arritur një marrëveshje me Serbinë, nuk shën ndonjë mundësi që Kosova të integrohet në sistemin ndërkombëtar.

“Zgjidhje një herë e përgjithmonë e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë përmes normalizimit të plotë mbetet prioritet strategjik i SHBA-së, që do të ketë ndikim në popullin këtu por edhe në rajon, sepse do t’i çlirojë të dy vendet nga tradita e armiqësisë”, tha Palmer.

“Ne nuk shohim asnjë mundësi të integrimit të vendit tuaj në sistemin ndërkombëtar që nuk përfshin pajtimin me Serbinë”, u shpreh Palmer.

Loading...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu