Anëtari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Metush Fazliu në një prononcim për “Expose” prodhim medial ky i “Gazeta Blic” ka paralajmëruar eskalim të situatës në vend, pas zhvillimeve të fundit nga Dhomet e Specializuara.

Fazliu, tha për “Expose” se nesër kanë thirrur mbledhjen e Kryesisë së OVL-UÇK-së për të diskutuar mundësitë se si mund të përgjigjen, karshi situatës së krijuar në vend, duke paralajmëruar esklaim të situatës.

“Ne tash do ta thirrim mbledhjen e Kryesisë së OVL-UÇK-së dhe do të dalim me një qëndrimet tona si organiatë. Edhe pse jemi kundër protestave. Situata mund të eskaloj, nuk kemi dëshirë me qenë prirës të eskalimit, por situate po shkon duke u rënduar, sepse ka prekur në krye të shtetit. Ka prekur në njerëzit që e themeluan Ushtrine Clirimtare të Kosovës. UCK nuk ka qenë e Thacit, por e popullit dhe sot mu njollos ajo ushtri, për ne është e pa koment”, tha ai.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë konfirmuar aktakuzat e krerëve të lartë të UÇK-së, Presidentit Hashim Thaci, Ish-Kryeparlamentarit Kadri Veseli, shefit të grupit Paralmentar të VV-së, Rexhep Selimi dhe kryetarit të Këshillit Kombëtar të NISMA-s Jakup Krasniqi.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu