Vjosa Osmani, kandidate për kryeministre nga LDK ende shpreson tek votat e panumëruara që kanë mbetur. Osmani sonte në Rubikon ka thënë se do e presin deri në fund rezultatin.
‘’Ne duhet të presim në rezultatin final. Kjo nuk është praktikë vetëm tek ne kur dallimi është aq i vogël. Kanë mbetur afër 50 mijë për t’u numëruar, është racionale që ne të presim dhe do të shihet paragjykuese sikurse ne të mos i prisnim’’. Kujtojmë qe sot Osmani është marrë vesh me Kurtin që bashkë ta formojnë Qeverinë.
Loading...