Një tërmet i fuqishëm tronditi Shqipërinë në orët e para të mëngjesit të së martës.

Lëkundjet me magnitudë 6.4 në epiqendër apo intensitet 8 ballë fatkeqësisht morën disa jetë njerëzish e mbi 650 janë plagosur në Tiranë, Durrës, Fushë- Krujë e Kurbin.

Ka tri ditë që të gjithë shqiptarët anembanë botës janë solidarizuar me banorët e prekur nga tërmeti i së martës që goditi Shqipërinë, shkruan Reporteri.net.

Ndihma në mënyrë të pandërprerë janë dërguar vazhdimisht përgjatë këtyre dy ditëve dhe kosovarët kanë hapur dyer për shumë familje shqiptare që duan të strehohen sa të kalojë frika nga tërmetet.

Sonte kur ndihmat po vazhdonin të shpërndaheshin në Durrës ndodhi një incident, kur disa banorë romë u ankuan se kosovarët nuk po dëshirojnë ti marrin sepse janë me ngjyrë.

Mirëpo, këtë e demantoi, Emine Imeri nga Skenderaj që është një nga shumë vajzat dhe djemtë nga Skenderaj që ndodhet në Durrës, ku janë dërguar ndihma për banorët e prekur nga tërmeti. Ajo tha se kjo nuk është e vërtetë dhe se në këtë moment me kamerë mund të hyjë brenda autobusit dhe ta shohë se nuk ka kurrfarë diskriminimi.

“Ti dhe unë jemi rob të Zotit. Ne nuk bëjmë ndarje. Ato ndihma që kanë ardhë nuk i kemi caktuar, janë për të gjithë”, u shpreh ajo. /Reporteri.net

Loading...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu