Mustafë Grainca nga Ferizaj, kandidat për deputet nga radhët e PDK-së në zgjedhjet e 6 tetorit, në nuk arriti t’i fitojë zgjedhjet dhe ka vendosur të largohet nga strukturat partiake.

Ai nëpërmjet një postimi në Facebook ka thënë se qytetarë ferizajas, nga rezultatet e marra preliminare si kandidatë për deputetë (rezultatet në komunën e Ferizajt), rezulton se nuk ishte i pranuar si i denjë për të qenë pjesë e kësaj gare.

“Rrjedhimisht ky fakt më obligon moralisht të marr vendimin, se që nga sot të mos jem më pjesë e strukturave udhëheqëse në degën e Partisë Demokratike të Kosovës në Ferizaj”, tha Grainca.

Ai shtoi se do të vazhdojë ta përkrahë konceptin programor të Partisë Demokratike të Kosovës, për të cilin tash e 20 vjet, ishte angazhuar me tërë kapacitetin e tij për të ngritur e lartësuar vlerat e saj kudo dhe në çfarëdo përgjegjësie publike që kishte.

Loading...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu