Ministria e Punëve të Brendshme ka arritur të sigurojë materialet për të prodhuar leternjoftime dhe pasaporta, pasi mungonin nga muaji gusht.

Rroksana Qarri, zëdhënëse në Ministrinë e Punëve të Brendshme ka bërë të ditur se tashmë janë furnizuar me material dhe se qytetarët që kanë aplikuar më herët mund t’i marrin dokumentet brenda dy javësh.

“Jemi furnizuar me material për letërnjoftim. Ka materiale të bollshme dhe të gjithë ata që kanë aplikuar deri më sot, do të mund të pajisen me letërnjoftim brenda dy javësh”, tha Qarri për lajmi.net.

Deri më tani të vetmit që kanë mundur të marrin këtë dokumente janë ata që kanë paguar 50 respektivisht 100 euro për procedurë të shpejtë.

Shteti nga kjo ka përfituar rreth 1 milion e gjysmë euro.

Ministria e Punëve të Brendshme ishte arsyetuar se nga rrethanat e krijuara si pasojë e pandemisë nuk kishte arritur që t’i kryejë me kohë procedurat për këtë furnizim.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu