Organizata Botërore e Shëndetësisë nuk parashikon që vendet do të futin vaksinimin e detyrueshëm kundër COVID-19, tha sot zyrtarja e kësaj organizate Kate O’Brien.

“Unë nuk mendoj se ne parashikojmë që ndonjë vend të ketë vaksinim të detyrueshëm,” tha O’Brien, drejtoreshë e OBSH-së për vaksinat e imunizimit dhe produkteve biologjike, në një konferencë shtypi.

“Ndoshta ka disa vende ose disa situata në vende ku rrethanat profesionale do ta kërkonin ose rekomandohet vaksinimi me forcë,” tha ajo, duke shtuar se spitalet mund të jenë një shembull i tillë.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu