Emma McGowan, një seksologe e certifikuar, i përgjigjet një prej pyetjeve më të shpeshta, për ta bërë seksin më të rehatshëm.

Seksi nuk ka qenë kurrë i kënaqshëm dhe ndonjëherë është i pakëndshëm. Çfarë mund të ndihmojë?

Për fat të keq, kjo është një nga pyetjet më të zakonshme që iu bëhet seksologëve.

“Ndërkohë që më vjen keq që ky është një nga problemet më të shpeshta, jam e lumtur që jam këtu për t’ju ndihmuar.”

Shkaqet për seks jo të kënaqshëm dhe të pakëndshëm ndryshojnë shumë nga personi në person, trupi në trup dhe përvoja në përvojë.

“Nuk mund ta di saktësisht se çfarë po ju shkakton shqetësimin bazuar vetëm në këtë pyetje, por mund t’ju jap disa ide.”

Sqarim: Shumica e këshillave këtu janë për njerëzit me vaginë. Kjo sepse, kur bëhet fjalë për këtë problem, janë zakonisht njerëzit me vaginë që vuajnë. Sidoqoftë, do të vihet në dukje se kur dhe nëse këshilla vlen edhe për njerëzit me penis.

Gjëja e parë që duhet të merrni parasysh është lubrifikimi. Ndërsa “lagështia” është padyshim shenjë e zgjimit seksual te njerëzit me vaginë, vagina të ndryshme reagojnë ndryshe. Disa njerëz mund të kenë nevojë për praninë e një lubrifikanti.

Pra, një nga zgjidhjet më të zakonshme është: Thjesht shtoni lubrifikim!

Kryerja e marrëdhënieve seksuale pa lubrifikim të mjaftueshëm mund të çojë në çarje dhe madje “grisje” të lëkurës delikate në vulvën dhe vaginën tuaj.

Lubrifikimi jo i mjaftueshëm gjithashtu mund të shkaktojë shqetësime për njerëzit me penis, pasi mungesa e lubrifikimit çon në një rritje të fërkimit. Pra, dhe ju duhet të siguroheni që partnerja të jetë e lubrifikuar siç duhet.

Mundësia e dytë lidhet përsëri me këtë, por nuk është ekzaktësisht e njëjta gë.

Pyesni veten: A jeni zakonisht mjaftueshëm të ndezur para penetrimit?

Nëse keni një partner, i cili kalon nga puthja në depërtim në tre minuta, mund të ndodhë që mos jeni “ngrohur” siç duhet.

Ndërsa zgjimi te një person me penis është zakonisht mjaft i menjëhershëm dhe shumë i dukshëm, të gjitha këto procese në një vaginë dhe vulvë zakonisht marrin më shumë kohë dhe nuk janë super të dukshme.

Kjo, e kombinuar me një normë kulturore që njerëzit me penis të udhëheqin rrugën në “takimet” seksuale, do të thotë që shumë njerëz me vaginë nuk janë vërtet të gatshëm për depërtim në momentin kur njerëzit me penis janë.

Zgjidhja për këtë qëndron kryesisht në dëgjimin e trupit tuaj dhe komunikimin me partnerin. Tregojini partnerit tuaj se çfarë të bëjë dhe çfarë ju pëlqen.

Gjithashtu, sigurohuni të mos bëni asgjë, derisa të jeni dhe të ndiheni gati.

Mund të ketë gjithashtu arsye psikologjike pse seksi nuk po funksionon për ju. Për shembull, nëse keni përjetuar trauma. Një terapist mund të ndihmojë në zgjidhjen e përgjigjeve ndaj traumave që mund të keni gjatë seksit.

Vaginismus, për shembull, është tkurrja e pavullnetshme e muskujve të legenit kur diçka përpiqet të hyjë në vaginë dhe mund të shkaktohet nga trauma të mëparshme.

Një arsye tjetër e zakonshme psikologjike pse njerëzit kanë probleme me seksin, është se ata vijnë nga familje dhe kultura konservatore, ku mësohen se “seksi është i keq” për tërë jetën e tyre.

Së fundmi, ju mund të jeni edhe aseksual, që do të thotë se nuk përjetoni tërheqje seksuale ose e përjetoni atë në një shkallë më të vogël se mesatarja (i njohur gjithashtu si “seksi gri”.)

Për të qenë të qartë, ky nuk është një problem psikologjik, por është në fakt, seksualitet.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu