Një mashkull në rrethana ende të panjohura është therur me thikë nga një femër, të cilën e kanë indentifikuar Policia e Kosovës.

Rasti ka ndodhur në lagjen ” Bregu i Diellit” në rrugën “Afrim Zhitia”

E dyshuara është dërguar në stacion policor për procedura të metejme.

Rastin për GazetënFlash24 e ka konfirmuar Zëdhënësi i PK-së Daut Hoxha:

Sonte rreth ores 18:00, ne rr. Afrim Zhitia ne Prishtinë, eshte raportuar per nje rast te therrjes me thikë. Policia menjeher ka dal ne vendin e ngjarjes dhe ka ndermarr te gjitha veprimet e nevojshme policore. Personi i lenduar ka marr trajtim mjeksor nga kopetentet ne vendin e ngjarjes. Sipas informatave dyshohet se viktima (mashkull) eshte goditur nga e dyshuara(femër), e cila eshte identifikuar dhe derguar ne stacion policor per procedura te metejme ligjore. Hetime tjera lidhur me rrethanat dhe motivin e incidentit jane ne proces nga njesitet kompetente te policise.

Me respekt
Daut Hoxha
Zëdhënës i PK së

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu