Një tjetër mësuese e infektuar me Covid-19 ka humbur jetën. Bëhet fjalë për mësuesen, Violeta Liçaj e cila jepte mësim pranë shkollës 9-vjeçare ‘Liri Gero’ në Fier.

Lajmin për ndarjen nga jeta të mësues Violeta Liçaj ka qenë vetë shkolla ‘Liri Gero’ të cilët e kanë bërë të ditur nëpërmjet një postimi në “Facebook”.

“Me hidhërim të thellë njoftojmë ndarjen nga jeta të koleges më të dashur , mësueses së përkushtuar, mikes tonë Violeta Liçaj. Sa dhimbje , sa trishtim ndjejmë të gjithë!Lamtumirë e mira , e dhimsura , e shtrenjta jonë Leta!Ti i’u përkushtove arsimit , modeli më i mirë i mësuesisë dhe edukatore e nxënësve për 40 breza me radhë.Viti i fundit i arsimimit të nxënësve të ndau përgjithmonë nga kjo jetë.

Modeli i gruas , i nënës , i mësueses së mrekullueshme plot pasion dhe përkushtim profesional .Na ke prekur të gjithëve mësues , nxënës dhe prindër.Do të na mungosh shumë e dashur …..Të qoftë dheu i lehtë dhe u prefsh në paqe! LAMTUMIRE !” – shkruhet në postimin e shkollës.

Deri më tani kanë humbur betejën nga COVID gjithsej 8 mësues, kurse 5 të tjerë ndodhen në spital.

Ditën e djeshme edhe Drejtori i Zyrës Arsimore në Gramsh, Xhevit Dermyshi, ka humbur betejën me COVID- 19  në moshën 66 vjeçare.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu