Ekspertët e dy partive fituese të zgjedhjeve të 6 tetorit, Lëvizjes “Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, janë duke mbajtur një takim në njërin prej restoranteve të Prishtinës.
Rëndësia e takimit padyshim se është harmonizimi i programit dhe ndarja e posteve eventuale të ekzekutivit, shkruan Indeksonline
Ndryshem, Albin Kurti dhe Vjosa Osmani kanë arritur dje marrëveshje për bashkëqeverisje pas zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare të 6 tetorit.
Por, cilat janë ato pika dhe a do t’u përmbahen atyre këta dy kandidatë të cilët thuajse janë pajtuar për një koalicion qeverisës:
- Qeveria do të kufizohet në 15 ministri maksimum në dy zëvendësministra për ministri
- Gratë do të udhëheqin së paku 30 për qind të ministrive
- Do të ketë transmetim të drejtpërdrejt të të gjitha mbledhjeve të Qeverisë
- Kryeministria do të publikojë Raportin Vjetor për Realizmin e Programit Qeverisës
- Kryeministria dhe ministritë do të publikojnë të gjitha kontratat dhe ankesë kontratat në ueb faqet zyrtare
- Do të ketë depolitizo në përzgjedhjen e anëtarëve të bordeve dhe ndërmarrjeve publike
- Do të ketë raportime dhe standardizimeve në raportim të shpenzimeve të Kryeministrisë dhe gjitha ministrive në baza mujore (përfshirë faturat, urdhër blerjet dhe pagesat.
Loading...