Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Sarandë, ku pasi ka marrë flakë një shtëpi, brenda saj është djegur një 54 vjeçar.I djegur brenda shtëpisë është gjetur Stefan Kosta, 54-vjeç, i cili jetonte i vetëm pasi ishte i divorcuar.

Trupi është gjetur i djegur, pasi zjarrfikëset kanë hyrë brenda, kur janë njoftuar për fikjen e zjarrit në shtëpi. Ngjarja ka ndodhur në një banesë pranë varrezave të dëshmorëve në lagjen nr.1, ku viktima jetonte me qira.

Policia dhe zjarrfikesja ndodhen në vendngjarje për të zbardhur rrethanat e plota të saj./GazetaFlash24.net

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu