Sot rreth orës 11:00 një 17-vjeçar në gjendje jo të mirë mentale në fshatin Ramjan të Vitisë ka tentuar t’i japë fund jetës me një mjet të mprehtë, me ç’rast ka pësuar lëndime në qafë, .

Kështu kanë bërë të ditur sinjalizues të Gazetës Sinjali, të afërt me viktimën, të cilët njoftuan se E.I, ka pasur edhe më herët probleme të tjera.

Pas ngjarjes, E.I është dërguar në Emergjencën e Spitalit të Gjilanit për trajtim mjekësor dhe është në gjendje stabile dhe është liruar për në shtëpi.

Në vendin e ngjarjes Gazeta mëson se menjëherë kanë dalë njësitet policore.

Lidhur me këtë ngjarje burime të Sinjalit bëjnë me dije se është hapur rasti si “tentim vrasje”. /Gazeta Sinjali/

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu