Një ngjarje tragjike ka tronditur Gjakovën sonte rreth orës 21:00.Në fshatin Rogovë të kësaj komune, një 17-vjeçar dyshohet se i ka dhënë fund jetës së tij, duke u vetëvarur.Ai është gjetur nga familjarët e tij të cilët e kanë dërguar në spitalin regjional të Gjakovës, mjekët e të cilit e kanë konstatuar vdekjen e tij.Lajmin për Gazetën Sinjali e kanë konfirmuar nga policia për rajonin e Gjakovës.

“Mund të konfirmojmë se një 17-vjeçar është gjetur pa shenja jete nga familjarët e tij në fshatin Rugovë. Ai është dërguar në spital, ku mjekët e kanë konstatuar vdekjen e tij. 17-vjeçari dyshohet se është vetëvarur”, thuhet në përgjigjen e policisë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu