Mëngjesin e sotëm rreth orës 06:50 në fshatin Dazhnicë të Kamenicës, 40-vjeçari me inicialet F.S. ka plagosur babanë e tij, N.S., 70-vjeçar dhe bashkëvendësin e tij, D.R., 55-vjeçar, në pyllin e këtij fshati.

Burime të Gazetës brenda Prokurorisë Themelore në Gjilan, kanë bërë të ditur se i dyshuari kishte dalë për gjah bashkë me viktimat, por për shkak se ishte ndarë nga ta gjatë ecjes, nuk i kishte vërejtur nga mjegulla, kur kishte shtënë me pushkë gjuetie në drejtim të tyre.

Si pasojë e të shtënave, këto burime i kanë thënë gazetës se 70-vjeçari dhe 55-vjeçari janë plagosur.

Të njëjtat burime kanë njoftuar se i dyshuari i ka dërguar viktimat në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Kamenicës dhe pas marrjes së ndihmës së parë, ata mësohet se janë dërguar për trajtim të mëtejmë në Spitalin e Gjilanit.Mësohet se në pyllin e fshatit Dazhnicë të Kamenicës, aty ku u plagosën dy persona, kanë dalë policia dhe njësitet e hetimit.

Gazeta Sinjali merr vesh nga burimet e saja se me urdhër të prokurorit, në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe janë konfiskuar tri armë gjuetie dhe 42 copë fishekë

Me urdhër të prokurorit të shtetit, janë konfiskuar tri armë të gjuetisë dhe 46 copë fishekë të kalibrave të ndryshëm, për të cilat tre personat që kishin dalë në gjueti, posedonin leje valide.Ata po ashtu mësohet se ishin të pajisur edhe me leje përkatëse për gjueti.Burimet në fjalë kanë njoftuar po ashtu se prokurori i rastit ka urdhëruar inicimin e rastit “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”./Gazeta Sinjali/

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu