Më 25 shtator të këtij viti, në orët e mëngjesit ndodhi një ngjarje e trishtë për M.H., me aftësi të kufizuara mendore nga fshati Gërdoc i Komunës së Podujevës, të cilën tentoi ta dhunonte seksualisht fqinji i saj, A.R, 42 vjeçar. Ndaj tij, Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ngritur aktakuzë për veprën penale dhunimi në tentativë nga neni 227 i Kodit Penal të Kosovës lidhur me nenin 28 të këtij Kodi.

Në vendin e quajtur “Kodrina” të fshatit Gërdoc të Podujevës, Prokuroria akuzon A.R., se ka tentuar ta dhunojë seksualisht viktimën M.H., duke e ditur se ka aftësi të kufizuara mendore.

Mirëpo si ndodhi kjo ngjarje në mëngjesin e 25 shtatorit?

Në aktakuzën e siguruar nga Gazeta Sinjali thuhet se në orën 08:30 të mëngjesit, në vendin “Kodrina” të këtij fshati, viktima ka deklaruar se ishte duke i ruajtur bagëtitë në një livadh së bashku me xhaxhain e saj (emër i njohur për redaksinë), kur ai i tha se po largohej për të shkuar deri në shtëpi për të ngrënë bukë.

Gjatë kohës sa viktima ishte e vetme, bagëtitë ishin larguar në drejtim të malit dhe M.H., kishte shkuar për t’i kthyer, por aty ndodhi kjo ngjarje e tmerrshme për të.

Fqiu A.R., e kishte kapur për këmbëve dhe e kishte zhveshur deri te gjunjtë, ndërsa derisa ai ishte duke e kryer aktin seksual, në aktakuzë thuhet se në vendin e ngjarjes kishte arritur xhaxhai i saj, i cili i kishte bërtitur atij, duke i thënë: “çka po ban o pis!”. A.R., më pas ishte larguar në drejtim të malit.

Lidhur me veprën për të cilën akuzohet, i akuzuari nuk e ka shfrytëzuar të drejtën e tij për t’u deklaruar, duke u mbrojtur kështu në heshtje.

Prokuroria Themelore në Prishtinë propozon që të akuzuarit, A.R., t’i vazhdohet paraburgimi pasi që konsiderohet se ende ekzistojnë shkaqe për këtë masë sigurie.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu