Një person i ka dhënë fund jetës sot rreth orës 18:00 në Prishtinë. Burimet e IndeksOnline brenda policisë kanë thënë se E.B., 23 vjeç ka kryer aktin e vetvrasjes në rrugën “Josip Rela” në Prishtinë.

I riu është gjetur i varur në dhomën e tij dhe rasti në polici është lajmëruar nga familjarët e 23 vjeçarit.

Në vendin e ngjarjes ndodhën të gjitha njësitet e policisë të cilat po merren me rastin. Ende nuk dihen motivet që quan të riun të kryej vetvrasjen.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu