Një grua ka raportuar në polici se ajo dhe shoqja e saj janë sulmuar nga katër burra

Rasti ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së dielës në rrugën Lole Ribar në Mitrovicë, ku viktima ka bërë te ditur se është sulmuar fizikisht nga një burrë e më pas edhe nga tre të tjerë që kishin qenë me të.

“Përveç viktimës nga të dyshuarit ishte sulmuar edhe shoqja e saj femër K/Serbe, ku si pasoj e sulmit viktima ka pranuar tretman mjekësor”, thuhet në raportin e policisë.

Policia bën të ditur se lidhur me rastin janë njoftuar autoritetet kompetente dhe rasti vazhdon të hetohet./Express/

Loading...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu