Nesër do të ketë borë në Kosovë.

Kështu është bërë e ditur në njoftimin e Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, shkruan lajmi.net.

Ata kanë bërë të ditur se nesër do të ketë fjolla të dobëta bore, ndërsa temperaturat pritet të lëvizin mes -4 dhe -6 gradë celsius, deri tek maksimalet që pritet të sillen rreth 2-3 gradë celsius.

Njoftimi i plotë:

Dita e diele do të shoqërohet me mot kryesisht të vranët dhe me fjolla të dobëta bore. Në mëngjes do të ketë ngrica dhe kushte për mjegull të lehtë. Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -4 deri -6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 2-3 gradë Celsius. Do të fryjë erë mesatare deri e fortë nga drejtimi i verilindjes dhe veriperëndimit.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu